Vrasësi i Fildes Hafisit, Fadil Kasemi, rrezikon të lirohet nga burgu për shkaqe proceduriale.
Të ndodhur përballë këtij fakti dhe ngërçit të sistemit gjyqësor, familjarët e gjyqtares së ndjerë kanë vendour ti drejtohet me një letër autoriteteve kryesore të vendit duke vënë në dijeni edhe ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së në vendin tonë.
Letra, të cilën studio e Hapur e disponon i është drejtuar kryetarit të gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori dhe mban firmën e Bynjamin Hafizit, babait të gjyqtares së ndjerë. Z. Hafizi, sqaron nëpërmjet kësaj letre se gjyqi i vrasësit të gjyqtares po zvarritet dhe për këtë arsye ai kërkon veprimin sa më të shpejtë të gjykatës së Lartë, ku dosja ka ardhur për të përcaktuar kompetencën e gjykatave.
“Po ju drejtohem juve z Zaganjori si kryetar i gjykatës së lartë, ju lutem të merrni në konsideratë dhe me prioritet këtë kërkesë në mënyrë të tillë që kolegji penal i gjykatës së Lartë të shprehet brenda afatit 30 ditor lidhur me gjykatën kompetente që gjykimin e kësaj dosjeje”, shkruan Bynjamin Hafizi.
Ai shton më tej se , shqyrtimi gjyqësor duhet të fillojë sa më parë në mënyrë që ky vrasës të dënohet siç e meriton pa u rrezikuar përfundimi i afateve të paraburgimit. Duke kujtuar sloganin drejtësi e vonuar, drejtësi e mohuar, babai i gjyqtares fildes hafizi shton më tej në letrën e tij:
Po kërkojmë që drejtësia të vihet në vend të paktën kësaj rradhe. Jemi të lënduar dhe i vetmi ngushëllim do të ishte dhënia e drejtësisë dhe jo zvarritja e saj.


Vrasja në xhaxhait të Elijonës, reagon Benita
Fisnik Asllani shpjegon arsyen se pse zgjodhi Kosovën para G...
“I kam lutur ambasadorët që ta kursejnë Gjykatën Kushtetuese...
Mbetet e bllokuar rruga Pejë-Kullë-Rozhajë
Presidenti Trump kërcënon Iranin: Do shkatërrojmë fushën e g...
E rëndë: Ky është 34-vjeçari që u godit për vdekje nga vetur...