Vota e Shqipërisë në Kombet e Bashkuara për Jeruzalemin vijon të prodhojë debate në vend.
Mesditen e së martës ka reaguar përsëri institucioni i Presidentit të Republikës, që përsërit se Presidenti nuk ka patur asnjë informim dhe konsultim paraparak nga Ministria e Jashtme dhe zyrtarë të saj për këtë votim.
Sipas institucionit të presidentit “vetëm disa minuta para votimit, Drejtori i Kabinetit të Presidentit, Arben Cici i ka telefonuar me nismën e tij për shkak të sensibilitetit të çështjes, Drejtorit të Përgjithshëm Politik në Ministri, zotit Ferit Hoxha për t’u njohur me mënyrën e votimit të Shqipërisë në OKB”.
Sipas Presidencës, drejtori Hoxha i është përgjigjur këshilltarit Cici se nuk kishte ende një vendim, por konsultimet po vazhdonin, por jo me kabinetin e Presidentit, thuhet në sqarimin e Presidencës.
Më tej, nënvizohet se kreu i shtetit është njohur me votën e Shqipërisë vetëm nëpërmjet mediave. Dy orë e gjysmë pas votimit, sipas Presidencës, Drejtori i Kabinetit në Presidencë, ka marrë një njoftim me mesazh nga Drejtori i Përgjithshëm Politik lidhur me votën pro të Shqipërisë.
Institucioni i Presidencës ripërsërit se nuk ka pasur asnjë komunikim të mëparshëm me Ministrinë./Top Channel
Afër 430 mijë vota deri më tani, VV drejt thyerjes së rekord...
Cakolli: LVV drejt 56–57 mandateve, rezultati final varet ng...
Zelensky: Garancitë e sigurisë së SHBA-së për Ukrainën janë ...
VV del e para në Malishevë, tejkalon NISMA-n në bastionin e ...
Muharremaj uron Vetëvendosjen për rezultatin zgjedhor: Tani ...
Barcelona tashmë ka zëvendësuesin ideal të Rashfordit