Në Shqipëri, rastet e reja me COVID 19 po rriten me ritme shqetësuese, ndërsa shtrirja gjeografike ka përfshirë thuajse të gjithë vendin nga Veriu në Jug
Autoritetet njoftuan të dielën se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 57 të infektuar, një shifër e paregjistruar më parë, duke e çuar numrin e gjashtë ditëve të fundit në 258 raste, ose 17 përqind e totalit që nga fillimi i epidemisë më 9 mars.
Mesatarja ditore e javës që sapo mbyllet është sa trefishi i mesatares ditore të tre muajve të fundit.
Rastet e 24 orëve të fundit janë vërejtur në 8 qytete të vendin, ndërkohë që numri i të shëruarve ka qenë tejet i ulët, vetëm 5 të tillë.
Në spitalin infektiv, janë 47 pacientë nga të cilët një i intubuar dhe 7 të tjerë po në gjendje të rëndë.
Duke qenë se rastet e reja po zbulohen në ndërmarrje, dhe institucione publike e private, autoritetet ju rikthyen sot thirrjeve që të nxisin të punuarit nga shtëpia, aty ku është e mundur.
Ndërsa heqja e masave shtrënguese, u shoqërua dhe me rënien e ndjeshme të intensitetit të kontrolleve, për zbatimin e rregullave të higjienës dhe protokolleve të përcaktuara nga autoritetet, prej dy ditësh ato janë përforcuar./ VOA
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...