Rreth orës 23:15 të mbrëmjes e së shtunës një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në të gjithë qytetin e Vlorës. Forca të shumta policie si dhe ambulanca kanë shkuar në vendngjarje, në lagjen “Lef Sallata”.
Dy ambulanca mbërritën në vendngjarje pasi shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa dyshohej për viktima, por fatmirësisht nuk ka pasur të tillë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve të cilët mund të kenë vendosur lëndën eksplozive.
Mësohet se policia po merr në pyetje pronarët e këtij objekti, po ashtu dhe kamerat e sigurisë të subjekteve përreth janë sekuestruar nga blutë e qytetit bregdetar./Top Channel
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit
“Torcida” ia “nxjerrë të palarat” kr...