Vlorë, sekuestrohen 50 kg lëndë narkotike në një pallat në ndërtim

12:50 | 21 Tetor 2016
M. A.

Policia e Vlorës ka sekuestruar 50 kg lëndë narkotike në një pallat në ndërtim.

Lënda narkotike u gjet në një pallat te Uji i Ftohtë dhe policia ka arrestuar ndërtuesin.

Ndërkohë, policia vijon aksionin antikanabis në fshatin Kallarat dhe Mesapik, ku janë gjetur magazina me sasi të konsiderueshme kanabisi, shkruan Top Channel.

Shpërndaje në rrjete sociale