Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë.
Burime nga policia raportojnë se autori i dyshuar i krimit është shtetasi Marius Pajo 20 vjeç, banues në Vlorë, i cili u arrestua disa orë më pas.
Ndërkohë, i dëmtuar ka mbetur shtetasi B.G, 34 vjeç, banues në fshatin Fitore, Novoselë. I dëmtuari ndodhet i shtruar dhe po merr mjekim në Spitalin Rajonal Vlorë.
Nga hetimet e kryera dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e konfliktit të çastit midis tyre për motive të dobëta. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, raporton top channel.
Irani vendos rregulla të reja për Ngushticën e Hormuzit
Lushtaku: Limaj mund të jetë pjesë e listës së PDK-së
Rexhaj i quan mllef kundër VV’së dhe transfere futbolli larg...
E konfirmuar: Trepça e pret Vushtrrinë në Mitrovicë, pritet ...
Bedri Hamza e mirëpret Aida Dërgutin në PDK
Franca përgatit ndihmë financiare për linjat ajrore pas rrit...