Rreth orës 19:45, në Spitalin Rajonal Vlorë ka mbërritur një person, i cili dyshohet të jetë plagosur me armë zjarri.
Policia ka filluar menjëherë hetimet në lidhje me ngjarjen dhe nga veprimet paraprake ka zbuluar se në zonën e Skelës në lulishten pas Universitetit është plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri shtetasi B.B, 18 vjeç, në gjendje shëndetësore jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka identifikuar autorin dhe është vënë në ndjekje të tij. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta midis dy të rinjve.
Vazhdojnë hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj, shkruan Top Channel.
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...