Një skaf me dy shtetas italianë në bord është ndaluar pasditen e së shtunës në Vlorë. Policia kufitare e Vlorës sqaron se mjeti lundrues është kapur në plazhin e e quajtur “Darëzezë-Hoxharë” rreth orës 17:45.
Polica thotë se në skaf nuk është gjetur ndonjë material i kundraligjshëm.
Policia: Rreth orës 17:45, në plazhin e quajtur “Darëzezë-Hoxharë” Vlorë, është kapur një mjet lundrues “Skaf”, me 2 shtetas italianë në bord A.D., 64 vjeç dhe F.M., 65 vjeç. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin lundrues “Skaf” me gjatësi 8 m, me dy motorë 225 KF secili, nuk janë konstatuar materiale apo sende të kundraligjshme. Nga veprimet hetimore në ndjekje të këtij mjeti, mësohet se të dy shtetasit italianë kanë rënë në gjurmët e radarit të Policisë Kufitare Vlorë duke lëvizur nga veriu në drejtim të jugut të ujërave tona bregdetare. Policia ka bërë bllokimin e mjetit lundrues.
Po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale në lidhje me intervistimin dhe sqarimin e rrethanave të mëtejshme.
Ndeshje e çmendur: Parisi e fiton aktin e parë gjysmëfinal n...
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit