Një mjet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në qytetin e Vlorës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03.10 në lagjen “Pavarësia”.
Salla Operative është njoftuar përmes një telefonate se një ,mjet pranë palestrës së mundjes po digjej.
Shërbimet policore dhe ai zjarrfikës kanë shkuar menjëherë pran vendit të ngjarjes ku kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit, prej nga të cilat mjeti është dëmtuar pjesërisht në pjesën e përparme.
Nga verifikimi dhe hetimi ka rezultuar se mjeti tip ”Benz”, është në pronësi të Z.Z., punonjës policie në Komisariatin e Policisë Vlorës.
Dyshohet që zjarrvënia të ketë qenë e qëllimshme pasi në pjesën e përparme tek motori është konstatuar lëndë djegëse. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.
PSG merr epërsinë ndaj Bayernit
Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia
Rama: Kosova nuk i përket LVV-së, Kurtit apo një narrative t...
Bayerni realizon ndaj PSG