Policia e Vlorës njofton një tjetër goditje të kultivimit të lëndëve narkotike.
Uniformat blu të qytetit bregdetar shprehen se janë arrestuar 2 persona për trafik droge në fshatin Vërmik të Selenicës.
Njoftimi:
Vlorë
Goditet një tjetër tentativë për kultivim të bimëve narkotike.
Në pranga dy shtetas.
Shërbimet e Policisë Selenicë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë goditur një tjetër tentativë për kultivim të bimëve narkotike, ku gjatë kontrollit në territorin e fshatit Vërmik, Bashkia Selenicë, Policia gjeti dhe asgjësoi fidanë dhe kubikë ku ishin kultivuar fara të dyshuara të llojit cannabis sattiva.
Në vijim të veprimeve, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit H.O, 55 vjeç dhe F.A., 43 vjeç, banues në Vlorë. Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim.
SHBA vendos sanksione të reja ndaj familjes së Presidentit v...
Mbahet sot në GJKKO seanca paraprake për Erion Veliajn, vend...
Faton Peci betohet sot si kryetar i Mitrovicës së Jugut
Sindikata e Re e KEK-ut proteston sot para korporatës
Policia dhe Ambasada Amerikane zhvillojnë sot ushtrim të për...
Parashikimi i motit për sot