Një trup i pajetë është gjetur në breg të detit në Zvërnec të Vlorës. Viktima u gjet nga peshkatarët, të cilët njoftuan policinë.
Kjo e fundit shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes për të nisur hetimet. Kufoma është dërguar në morg për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore, të cilat do të sqarojnë shkaqet e vdekjes. Burimet zyrtare raportojnë se trupi i pajetë i përket shtetasit I.I., 56 vjeç. Nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Dyshohet se shtetasi I.I, kishte probleme me shëndetin mendor dhe ishte endacak. Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./TCH/
“Koha po mbaron”, Trump kërcënon Iranin
Përfshihet nga zjarri një lokal në Rrugën B, zjarrfikësit në...
27 vjet nga masakra në Rogovë të Hasit
Irani është “praktikisht i pambrojtur” nëse SHBA-ja e sulmon
Plenkoviç: Kroacia nuk do t’i bashkohet Bordit të Paqes
Sot i jepet lamtumira e fundit vogëlushit që vdiq tragjikish...