Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në lagjen “Kushtrim”, në Vlorë.
Sipas një informacioni paraprak të dhënë nga policia dyshohet se një 60-vjeçar është vetëvarur me litar në banesën e tij.
Nga këqyrja paraprake në trupin e pajetë nuk vërehen shenja dhune përveç asaj të shkaktuar nga vetëvarja.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje të rëndë.
Vlorë/Informacion paraprak:
Sot, rreth orës 12:01, në lagjen “Kushtrim”, Vlorë, dyshohet se është vetëvarur me litarë në banesën e tij shtetasi Sh.J., 60 vjeç.
Nga këqyrja paraprake në trupin e pajetë nuk vërehen shenja dhune përveç asaj të shkaktuar nga vetëvarja.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes./TCH
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë