Ilir Kordha 52-vjeç nga Saranda është arrestuar ditën e sotme pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me shtetasen S.B, 43-vjeç. Kordha u arrestua në banesën e tij në fshatin Çukë të Ksamilit, kur sapo ishte kthyer nga vizita në shtëpinë e një shoku të paralizuar.
52 vjeçari i ofroi një vend pune në kompaninë funerale që drejtonte shtetases S.B, duke qenë se bashkëshorti i saj qëndronte i paralizuar që prej muajit janar dhe nuk ishte i aftë të punonte.
Ai ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të dhe e ka shtyrë me forcë drejt banjës në momentin që zonja e shoqëronte drejt derës kryesore. Rezistenca dhe britmat e kësaj të fundit, e trembën Kordhën, i cili është larguar menjëherë nga banesa.
43-vjeçarja ka denoncuar më pas ngjarjen në Komisariatin e Policisë Sarandë, efektivët e së cilës kane vënë në pranga Ilia Kordhën, me akuzën e ngacmimit seksual.
Alarm për bombë në aeroportin e Prishtinës
Bora fiton ndaj Vëllaznimit e Peja mposht Rahovecin 029
Netanyahu pas sulmeve të sotme të Iranit: Një natë shumë e v...
Çështja për administrimin e drejtësisë/ Në prill vijojnë sea...
Sulme raketore iraniane pranë një impianti bërthamor izraeli...
Rama i pakënaqur me punën e sekretariateve në parti, paralaj...