Pasi mbajti të rrethuar përreth një orë godinën e kryeministrisë, turma e protestuesve është nisur drejt godinës së Kuvendit.
Ishte sërish eksponenti i PD-së, Flamur Noka, i cili pasi u konsultua me krerët e opozitës, ftoi protestuesit të marshojnë drejt Parlamentit.
Në krye të turmës vijon të jetë vetë kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në krah të të cilit ecën kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Ende nuk dihet plani i protestës së opozitës, ndërsa ambienti përreth kryeministrisë ka filluar të zbrazet nga turma. Aktualisht protestuesit janë stacionuar në rrugën George Bush, para Parlamentit, në pritje të udhëzimeve të mëtejshme./top channel
Parashikimi i motit për sot
Transplanti i parë i fytyrës/ Spanjë, realizohet për herë të...
Rikthehet ChatGPT – por pse kishte rënë për ca kohë?
Al-Nassr dërgon ofertë për Mario Mitajn
Prednizoni ul inflamacionin, por mund të përkeqësojë diabeti...
Klodi i hidhet në përqafim Elijonës, pasi ajo “shqetësohet” ...