Procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit vijon në të gjithë Shqipërinë.
Deri më tani, kur janë numëruar 1.810 nga 5.225 qendra votimi gjithsej, Partia Socialiste (PS) ka siguruar 52.53% të votave në shkallë vendi, duke mbajtur epërsinë në shumicën e qarqeve.
Nga ana tjetër koalicioni PD-ASHM ka 34.40% të votave në nivel kombëtar.
Në vend të tretë si forcë politike renditet PSD me 18.398 vota ose 3.98%.
Ajo që vihet re është se partitë e reja “Nisma Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt dhe partia Mundësia e Agron Shehaj kanë marrë gjithashtu një përqindje të konsiderueshme, konkretisht NISMA-SHB ka marrë 15.790 vota ose 3.42% dhe Partia Mundësia ka marrë 11.956 vota ose 2.59%. Nga votat e numëruara deri tani Partia Demokratike ka një rezultat më të lartë në qarqet Shkodër dhe Kukës.
Sipas të dhënave paraprake të KQZ-së, deri në orën 19:00 të dielës së 11 majit, vetëm 42,17% e qytetarëve e shfrytëzuan këtë të drejtë. Përveç fletëvotimeve brenda vendit, për herë të parë sivjet do të numërohen edhe të paktën 194.889 zarfe të ardhura nga shqiptarët jashtë vendit./rtsh.al
Shpërthimi në barin e njohur në Zvicër: Mbi 100 persona të p...
U ndërpre dje në orën 12:00, pasdite vazhdon numërimi i vota...
Qiproja merr presidencën e radhës të BE-së
35 të lënduar nga mjetet piroteknike kërkuan ndihmë në Emerg...
Viti i ri në Kosovë nis me mot të ftohtë, pa borë
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...