Ambasada amerikane në një status në rrjetin social “Facebook” , bën me dije se janë angazhuar që të monitorojnë procesin e “Vettingut” në Shqipëri, për tu siguruar që të vazhdojë me profesionalizëm dhe përkushtim.
“Shtetet e Bashkuara janë angazhuar që të shohin procesin e Vetingut në Shqipëri të vazhdojë me profesionalizëm dhe përkushtim.
Me dy vendet tona në bordin e ONM-së – një për Departamentin e Shtetit & një për Departamentin e Drejtësisë – për monitorimin e procesit të vetingut dhe nëpërmjet vëzhguesit tonë ndërkombëtar, ne sigurohemi që organet e vetingut të respektojnë ligjin”, shkruhet në postimin e publikuar në rrjetin social “Facebook”.
OVL e UÇK-së themelon këshillin e saj për shënimin e Epopesë
Kushtrimi flet për raportin me Sasën pas daljes nga Big Brot...
Ushtria meksikane vret udhëheqësin e kartelit të fuqishëm të...
4 milionë euro mbështetje buxhetore për Luginën e Preshevës,...
Parma ‘i bën nder’ Interit, mposht Milanin në ‘San Siro’
Rama: TRAM-i elektrik financohet nga sektori privat