Vettingu në polici ka nisur zyrtarisht. 11 mijë efektivët duhet të dorëzojnë vetëdeklarimet brenda afatit 30-ditor.
“Pastrimi” i radhëve të policisë do t’i kushtojë buxhetit të shtetit rreth 3 milionë euro.
Në formularët që do të plotësojnë policët duhet të deklarojnë nëse njihen me ndonjë “nofkë ”.
Ata duhet t’u përgjigjen edhe pyetjeve nëse kanë qenë bashkëpunëtorë, apo anëtarë të ish-Sigurimit të Shtetit, nëse janë përdorues të lëndëve narkotike, apo nëse kanë varësi nga alkooli dhe lojërat e fatit.
Efektivët duhet të deklarojnë edhe nëse kanë patur takime, apo komunikime elektronike me persona të përfshirë në krimin e organizuar, ose kanë shkëmbyer para, dhurata dhe favore me këta të fundit.
Të njëjtës pyetje duhet t’i përgjigjen edhe për anëtarët e familjes së tyre.
Në ligj parashikohet përjashtimi nga radhët e policisë në rast të mosplotësimit me vërtetësi të formularëve të vetëdeklarimit, raporton TCH.
Deklarata e pasurisë, ajo e kontrollit të figurës dhe e vetëvlerësimit profesional janë 3 formularët që duhet të plotësohen elektronikisht nga punonjësit e policisë.
Ligji i bazuar në modelin e vettingut në drejtësi, që ka nisur të aplikohet, synon të largojë nga radhët e uniformave blu, efektivët e inkriminuar, korruptuar, apo ata të paaftë./TCH/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit