Është vetëdorëzuar mbrëmjen e së martës në ambientet e Komisariatit të Policisë nr.2 në Tiranë, ish-efektivi i policisë Arbër Sula, i cili qëlloi me armë për vdekje të riun Jurgen Duka.
Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, Arbër Sula, ishte jashtë shërbimit, kur më 14 dhjetor, pas një konflikti të momentit, nxori armën dhe qëlloi ndaj Dukës, në një debat që u zhvillua për radhën se kush do të paguante në market.
Plumbi rezultoi fatal për Jurgen Dukën, i cili ndërroi jetë në vendngjarje.
Arbër Sula menjëherë u largua nga marketi në rrugën “Irfan Tomini” dhe për rreth 3 muaj qëndroi në arrati. Për të, Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë, arrest me burg./arbresh.inf0/
Katër të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor
“Je pa karrierë”, Ermiona flet për Sonin pas daljes nga Ferm...
“Mjaft me izolim!” – Protestohet në Çakorr për hapjen e kufi...
Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Osmani kalon fundjavën në Mitrovicë: Plot dashni me fëmijët ...
Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit