Në Lezhë sezoni turistik ka sjellë një fluks të lartë të personave që kanë nevojë për ndihmë urgjente mjekësore.
Nga muaji qershor deri në fillim të gushtit vetëm urgjenca e spitalit ka marrë rreth 1 mijë thirrje për ndihmë.
Për t’u përballur me fluksin e thirrjeve, këtë vit shërbimit të urgjencës përveç autoambulancave ekzistuese i është shtuar edhe një motoambulancë.
Ky mjet është përdorur në rreth 60 raste duke reduktuar ndjeshëm kohën e mbërritjes te pacienti në kushtet e një trafiku të rënduar .
Ndërkohë në ndihmë të pushuesve përgjatë vijës bregdetare janë dhe mjekët e infermierët e qendrave shëndetësore verore që do të qëndrojnë hapur deri në fund të shtatorit./abcnews.al/
“Sllovakia nuk konsiderohet favorite” – Me...
“Shpresoj që kjo të mos jetë ndeshja më e madhe” ̵...
Pamjet e 24 marsit 1999 në Prishtinë, momenti që shënoi kthe...
Dy persona ndalohen në Leposaviq për kalim ilegal të kufirit...
Vdes një shtetas i huaj në QKUK, policia nis hetimet
Çmimet e naftës bien pas raportimeve se SHBA i ka dërguar Ir...