Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu i ka bërë ftesë të rinjëve dhe të rejave që të të aplikojnë për t’u bërë pjesë e Akademisë së Forcave të Armatosura.
engu në një postim në rrjetet sociale theksoi se, “Forcat e Armatosura të Shqipërisë po konkretizojnë hap pas hapi politikën e burimeve njerëzore që ka në në qendër të vëmendjes, aftësitë dhe etikën luftarake, ekselencën akademike, disiplinën, kulturën e gjithanshme, vetëdijen historike dhe patriotizmin”.
“Rritja e aplikimeve në Akademinë e Forcave të Armatosura gjatë viteve të fundit, reflekton rritjen graduale të strukturës tonë arsimore, duke u dhënë të rinjve një mundësi më shumë për t’i shërbyer atdheut me profesionalizëm dhe dinjitet”, u shpreh Vengu në një postim në rrjetet sociale.
Akademia e Forcave të Armatosura ka hapur aplikimet për vitin akademik 2025–2026 si drejtim jo vetëm në karrierë ushtarake, por edhe formim profesional në disa drejtime të rëndësishme.
Pak ditë më parë ai u shpreh se kjo nuk është vetëm karrierë ushtarake, por edhe formim profesional në disa drejtime të rëndësishme.
Duke e cilësuar si një dritare për një të ardhme me uniformë dhe karrierë, Vengu fton të rinjtë që të bashkohen me të rinjtë dhe të rejat që zgjedhin sfidën, disiplinën dhe dinjitetin, dhe të zgjedhin Akademinë që formon liderët e së ardhmes./rtsh.al
Osmani: “Dardanët” tanë sonte luftojnë për një ëndërr
Trump paralajmëron Iranin që të bëhet serioz për bisedimet p...
Dy krerët e federatave të futbollit takohen para ndeshjes Sl...
Kurti motivon Kombëtaret: Ky është shekulli i shqiptarëve në...
KRU “Prishtina” paralajmëron masa: Borxhi për ujë kalon 45 m...
Turqia eliminon Rumaninë, pret në finale të play-offit fitue...