Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka qenë i ftuar në emisionin “Kapital” në Vizion Plus, nga ku ka deklaruar se nuk e mbyll mandatin pa ia marrë gjobën Partisë Demokratike për dëmet që shkaktoi në protestë.
Nuk dihet sesa fjalë me vend është kjo e Veliajt, pasi ishte po kryebashkiaku i kryeqytetit që tha se “nuk do të rritej çmimi i biletës për urbanet”, por se në fakt ndodhi krejt e kundërta.
Lidhur me rritjen e çmimit të biletës, Velai tha se nuk u rrit çmimi, por se thjesht u aplikua indeksimi.
Ai theksoi se indeksimi i çmimit ka qenë diçka e pashmangshme dhe se duhej të ishte bërë nga ana e ish-kryebashkiakut Lulzim Basha.
Kreu i Bashkisë foli edhe për faktin që është përmbytur Tirana, duke thënë se “opozita po luan edhe me kapriçon e motit”. /ALbeu.com
Zbulohet magazina me drogë në Shijak, arrestohen 4 persona
Deklaroi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5” se nuk flist...
Dhuna në shkolla, kërkohen masa gjithëpërfshirëse për mbrojt...
Nga 1 prilli: Zvicra ndalon fishekzjarrët pas tragjedisë në ...
Fisnik Asllani: Do ta lëmë zemrën në fushë
Osmani kujton masakrën e Belegut ku u ekzekutuan 46 civilë s...