Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar sërish nga qelia pas arrestimit me urdhër të Prokuroria e Posacme SPAK.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veliaj shkruan se është burgosur pa gjyq dhe se është tërësisht i pafajshëm.
Duke hedhur akuza mbi Prokurorin Olsi Dado dhe Erjon Banin, Veliaj shkruan se ata i kanë bërë vettingun e paligjshëm të 20 viteve të jetës së tij.
Ai thotë gjithashtu se akuza e SPAK se “meqë kam fluturuar me avion në vitin 2004 (pra, kur isha 24 vjeç), me Gent Sulën, si shpërblim pas 9 vitesh ia bëra gruan e tij zëvendësministre, kur në moshën 33 vjeçare m’u besua të drejtoja Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë”, është qesharake.
Veliaj thotë se prokurori Dado merr dyfishin e rrogës së tij për të bërë drejtësi, që sipas tij, nuk po e bën siç duhet, por futet nën fustanet e grave./Arbresh.info/
Spitali i Pejës për vdekjen e punëtorit nga Strellci i Deçan...
Haxhiu: Kujtimi për Selver Haradinajn mbetet i përhershëm
Ministria e Shëndetësisë: Sulmet në Liban vranë 89 persona d...
Ambasada amerikane: Policia e Shtetit po pajiset me dronët m...
Kur pritet ulja e çmimit të naftës në Kosovë?
Hapet autoudha Prizren–Prishtinë