Vdes një 80-vjeçar si pasojë e zjarrit në një banesë në Shkodër

23:54 | 4 Dhjetor 2024
R J

Një person i moshës 80-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e zjarrit që ka përfshirë një banesë në fshatin Shtoj i Vjetër në Shkodër.

Report Tv ka raportuar se i moshuari ka mbetur i bllokuar brenda në banesën që po digjej, ku jetonte i vetëm.

Tutje, bëhet e ditur se zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po përgjigjen ta shuajnë zjarrin.