Një 28 vjeçar është viktima më e re e koronavirusit në qytetin e Shkodrës. Ai punonte si elektriçist. Lajmi konfirmohet nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.
“Virusi nuk njeh moshë, aq më tepër profesion… Padrejtësisht i mori jetën kolegut tonë, elektricistit 28-vjeçar, Anton Çuni. Me hidhërim të madh, të pikëlluar, i shprehim ngushellime të sinqerta familjes, të afërme dhe miqve ? U prehtë në paqe”, shkruan OSHEE e qytetit verior.
Më herët u raportua se mjeku pneumolog Anibal Byberi ka humbur jetën për shkak të koronavirusit, ndërsa ndodhej i shtruar në Spitalin Covid2, “Shefqet Ndroqi”.
Byberi, 53 vjeç, ishte shtruar tek ish-Sanatoriumi në gjendje të rëndë shëndetësore ku ishte vendosur në intubim. Fatkeqësisht mjeku nuk arriti të fitonte betejën me COVID-19 dhe ka ndërruar jetë në mbrëmje.
“Mjeku pneumolog 53 vjeçar, me origjinë nga Tropoja është konfirmuar pozitiv me virusin e rrezikshëm pak ditë më parë dhe vijonte trajtimin në banesë. Pas rëndimit të gjendjes shëndetësore, mjeku Byberi është paraqitur në Urgjencën e Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, ku pavarësisht ndihmës së menjëhershme të ofruar nga stafi mjekësor, fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë si pasojë e insuficencës së rëndë respiratore.
Mjeku Anibal Byberi vuante nga psoriasis, një sëmundje lëkure dhe obeziteti. Pas shumë vitesh punë në vendlindjen e tij, ka punuar për disa kohë si mjek në burgun 302, ndërsa aktualisht nuk ishte në punë, ndërsa këto ditë do të konkuronte në portalin “Mjekë për Shqipërinë””, thuhet në reagimin e Ministrisë.

Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshoh...
Arrestohen dy persona për përplasjen në Skenderaj
Policia në kërkim të personit që mbante ujk të egër në Shkup...
Lojtari që nuk dëshiron të nënshkruajë për Real Madridin nës...
“Qeveria tentoi të vendosë pengesa për Bordin e Paqes, Osman...
Haxhiu pret nesër në takim Komisioneren Kos