Google ADS

Vdekja e 20-vjeçares pas lindjes, bashkëshorti: Ishte shumë mirë, kërkoj drejtësi se fëmija mbeti jetim

12:50 | 13 Nëntor 2020
Arbresh.info

Bashkëshorti i 20-vjeçares që ndërroi jetë ditën e sotme në Gjirokastër pas lindjes së djalit, Romario ka folur për Top Channel.

Ai thotë se ajo ishte shumë mirë nuk ka pasur asnjë shqetësim edhe pas operacionit nuk na thanë që ka komplikacione. bashkëshorti i viktimës kërkon drejtësi për të.

“Morëm doktorin në telefon se i dhembte barku, e futën në operim nga ora 10-3 u bë keq. Nuk na thanë fare që ishte keq. Më pas na thanë që ishte e sëmurë dhe ajo kishte mbaruar fare. Ajo kishte punuar me plakën të mblidhte sherebelë nuk kishte pasur asnjë shqetësim. Tani kërkoj të drejtën e fëmija më mbeti jetim. Nuk e kuptoj se njëri thotë ndryshe, tjetri thotë ndryshe”, tha ai.

Akoma nuk dihet shkaku i vdekjes së vajzës, ndërsa nga një reagim i spitalit, ajo pati komplikacione pas operacionit dhe pritet rezultati i ekspertizës.

Shpërndaje në rrjete sociale