Procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit vijon në të gjithë vendin.
Deri më tani, kur janë numëruar 4.907nga 5.225 qendra votimi gjithsej, Partia Socialiste (PS) ka siguruar 52.13% të votave në shkallë vendi, duke mbajtur epërsinë në shumicën e qarqeve. Nga ana tjetër koalicioni PD-ASHM ka 34.45% të votave në nivel kombëtar. Në vend të tretë si forcë politike renditet PSD me 3.93%.
Ajo që vihet re është se partitë e reja “Nisma Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt dhe partia Mundësia e Agron Shehaj kanë marrë gjithashtu një përqindje të konsiderueshme, konkretisht NISMA-SHB ka marrë 21.384 vota ose 3.37% dhe Partia Mundësia ka marrë 17.347 vota ose 2.74%. Nga votat e numëruara deri tani Partia Demokratike ka një rezultat më të lartë në qarqet Shkodër dhe Kukës.
Sipas të dhënave paraprake të KQZ-së, deri në orën 19:00 të dielës së 11 majit, vetëm 42,17% e qytetarëve e shfrytëzuan këtë të drejtë. Përveç fletëvotimeve brenda vendit, për herë të parë sivjet do të numërohen edhe të paktën 194.889 zarfe të ardhura nga shqiptarët jashtë vendit./rtsh
Kuvendi mblidhet në orën 15:00, në rend dite ratifikimi i ma...
Avokati kryesor i Rexhep Selimit: Duhet të shpallet i pafajs...
Komisioni për Buxhet miraton buxhetin e vitit 2026, radha te...
Aksion i madh në Çarshinë e Gjatë në Pejë, cak argjendaritë
Mbrojtja e Selimit: Selimi duhet të shpallet i pafajshëm, kë...
Mblidhet Komisioni për Integrime, shqyrton marrëveshjet ndër...