LSI i kërkon Prokurorisë së Përgjithshme të nis procesim penal ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, Genci Gjonçaj.
Në një dalje për mediat, kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili tha se Gjonçja ka shpërdoruar detyrën pasi ka manipuluar procesin dhe ka fshehur rekordet e kandidatëve.
“Njëherazi i bëj thirrje prokurorisë shqiptare nëse ka paanësi, të fillojë ndjekje penale për Sekretarin e Përgjithshëm Kuvendit të Shqipërisë Genci Gjonçaj që ka manipuluar këtë proces, që nga fshehja e rekordeve të kandidatëve, manipulimi i të dhënave të ONM, ka shpërdoruar detyrën”, tha Vasili.
Ai tha se maxhoranca ka refuzuar opinionet e ONM-së, dhe kanë dalë kandidatë që janë skualifikuar nga kjo e fundit./Top Channel/
Rama publikon pamje nga shkolla e re “Ibrahim HimaR...
Çështja e inceneratorëve, kryebashkiaku Veliaj fiton gjyqin ...
Sulmet e SHBA dhe Izraelit, vritet kreu i inteligjencës së G...
Studentët shqiptarë protestojnë në Shkup, Spiropali apelon p...
E ardhmja ende e paqartë: Agjentët e Vini Jr kontaktojnë gji...
42 aksidente trafiku e mbi 2 mijë gjoba të shqiptuara gjatë ...