Pas vitesh pritje, në muajin tetor të 2024, Shqipëria pritet të nisë diskutimet për kapitullin e parë të anëtarësimit në BE, atë për të drejtat themelore.
Kjo u bë e ditur nga eurokomisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi në Budapest, gjatë Konferencës Ndërparlamentare për Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë (CFSP) dhe Politikën e Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes (CSDP).
“Shqipëria ka bërë reforma të thella, veçanërisht në drejtësi, ndërkohë që nuk ka kushte të tjera nga vendet anëtare të BE-së”, deklaroi ai, sipas europa.eu.
Sipas tij, sa më shpejt t’i integrojmë plotësisht vendet e Ballkanit, aq më i fortë dhe më i qëndrueshëm do të jetë stabiliteti në kontinentin evropian.
“Në këto vite kemi marrë vendime të rëndësishme për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duke mbajtur me to konferencat e para ndërqeveritare. Shpresoj që muajin e ardhshëm të hapim kapitullin e parë të negociatave për çështjet bazë me Shqipërinë dhe ndoshta edhe me Maqedoninë e Veriut, në varësi të miratimit të ndryshimeve kushtetuese”, theksoi Varhelyi.
Ai bëri të ditur se Bashkimi Evropian ka hartuar dhe zbatuar instrumente, si plani i rritjes ekonomike prej 6 miliardë eurosh për të përshpejtuar integrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE.
/rtsh.al/
Mblidhet sot Kuvendi i Shqipërisë
Zelensky: Bisedimet për Ukrainën nuk mund të presin deri pas...
Aksident i rëndë në Danimarkë/ Dy trena përplasen mes tyre n...
E dhimbshme: Ndahet nga jeta ish-luftëtari i UÇK-së në Vusht...
Vuçiq bisedë me Von der Leyen: Serbia, e përkushtuar për për...
SHBA bllokon 31 anije, rriten tensionet me Iranin