Për shkak të valës së emigrantëve, që vijnë kryesisht nga Siria, e që ditët e fundit vërshuan si lumë në Greqi e Maqedoni, policia kufitare shqiptare raportohet se ka përforcuar masat në kufi.
Jo zyrtarisht thuhet se, ndonëse nuk parashikohet që në këtë rast vendi ynë të përdoret si tranzit, duke marrë shkas nga eksperienca e dy viteve të kaluara, ku mjaft sirianë e kanë përdorur vendin tonë si pikë kalimi, në pikat kufitare veçanërisht në jug kanë nisur inspektimet.
Gjatë së shtunës, nga burime të pakonfirmuara thuhet se, zyrtarë të policisë kufitare kanë inspektuar pikën kufitare të Kapshticës dhe të Kakavijës, ku deri më tani situata duket e qetë dhe nuk ka dyndje të emigrantëve nga vendet e Lindjes, për ta përdorur Shqipërinë si një korridor kalimi me destinacion vendet e Bashkimit Europian, shkruan tch.
Dy vitet e fundit, mjaft emigrantë nga Siria dhe Afganistani, në tentativë për të kaluar drejt Malit të Zi e më tej për në Europë, kanë përdorur Shqipërinë si vend tranziti.
Gjatë kësaj periudhe kontrollesh u raportua edhe mbipopullim në Qendrën e posaçme të Karecit, ku edhe mbaheshin përkohësisht refugjatët. Këtë vit, ata kanë zgjedhur si korridor kalimi itinerarin Turqi-Greqi-Maqedoni-Serbi, duke shmangur Shqipërinë.
Burime jo zyrtare bëjnë të ditur se, nëse vala e refugjatëve do të orientohej nga Shqipëria, ky do të ishte një problem shumë i madh.
Miratohet kredia prej 629 milionë euro nga BE për Kosovën
Foshnja 8-muajshe rezulton pozitive për kokainë në Spanjë, a...
Milano-Cortina 2026, Josie Baff fiton të artën
Miratohet Plani i Rritjes, Kosova do të përfitojë 882 milion...
Nis seanca e sotme e Kuvendit, betohen dy deputetë të rinj
Kuvendi pritet t’i ratifikojë marrëveshjet ndërkombëtare