Një kredi prej 629 milionë euro Kosova do t’i marrë nga Komisioni Evropian, si përkrahje ndaj Ballkanit Perëndimor për reforma dhe rritje.
Deputetët e miratuan marrëveshjen e kredisë për “Instrumentin për Reforma dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor” me 98 vota pro, asnjë kundër dhe katër abstenime.
“Në kuadër të reformave janë ato për administratë publike, menaxhimin e financave publike, digjitalizimin e shërbimeve, infrastruktura, politikat dekabornizimit, efiçienca e energjisë, arsimi, tregu i punës dhe sundimi i ligjit. Ndërkaq vlera totale e kredisë është 629 milionë euro, ku 34.75% e disbursimit do të transferohet në kornizën e Ballkanit Perëndimor ndërkaq pjesa tjetër si mbështetje buxhetore”, shpjegoi ministri i Financave, Hekuran Murati.
Baton Zabërgja ftohet nga Kosova për ndeshjen vendimtare nda...
Pakistani kryen sulm në një spital në Afganistan, të paktën ...
Pakistani kryen sulm në një spital në Afganistan, të paktën ...
“Të gjithë e vlerësuan Mourinhon dhe Chelsean”, Henry krahas...
Kushtetuesja ka filluar shqyrtimin e dekretit të presidentes...
Prindërit e 5-vjeçarit nga Lipjani në mbajtje për 48 orë