11 pilotë të rinj do t’i shtohen Forcës Ajrore të Shqipërisë pas përfundimit të kursit të përgatitjes së pilotëve ushtarakë për helikopter.
Nëntogerët Armela Murati është e vetmja vajzë që është pjesë e këtij grupi të sapodiplomuarish.
Ajo u shpreh për Euronews se është e gatshme për çdo sfidë që mund t’i ofrojë profesioni, më i zakonshëm për djemtë.
“Jam shumë e nderuar dhe mendoj se është vendimi më i mirë që kam marrë. Presim t’i shërbejmë atdheut me nder e përkushtim”, thotë pilotja.
Ajo tregoi se djemtë e tjerë në kurs kanë qenë shumë mikpritës duke mos i krijuar asnjë lloj ndenje inferioriteti për faktin se është vajzë. Të qenët vajzë tha Armela nuk të pengon të bësh çfarëdo profesioni, mjafton dëshira dhe puna.
“Unë kam qenë shumë me fat, të gjithë kanë qenë shumë mikpritës s’e kam ndjerë asnjëherë diferencës. Në Farkë ka edhe vajza që punojnë kështu që nuk jam vetëm, kështu që vajza ka në çdo fushë. Më kanë shkruar shumë vajza që më pyesin si ja kam dalë. Mund të them se në çdo profesion mund të arrihet me punë dhe nëse ke dëshirë”, tha pilotja.
Aktakuzë për vrasje të rëndë në tentativë ndaj një personi
Shembja e gurëve në rrugën Pejë-Rugovë, policia apelon te qy...
Deklarohen të pafajshëm të akuzuarit për sulmin terrorist në...
Goditet nga vetura një këmbësor në Zubin Potok
Intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, disa ...
IKD mirëpret futjen në rend të ditës së certifikimit të rezu...