Divorci i dy prindërve ka bërë që një vajzë 13-vjeçare të tentojë të vetëvritet mbrëmjen e së shtunës dhe aktualisht e mitura ndodhet nën kujdesin e mjekëve në ambientet e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”, në Tiranë.
Shkak për këtë ngjarje dyshohet të ketë qenë divorci i prindërve të saj.
Duke mos e përballuar dot ndarjen e babait me nënën, vajza e mitur është ndierë keq dhe ka pirë një sasi medikamentesh “Paracetamol”. Burime nga Policia e Tiranës thanë se bëhet fjalë për 2 pako, pra 20 kokrra “Paracetamol” por gjithashtu ajo ka prerë parakrahun e majtë me një brisk duke humbur gjak.
Vajza është dërguar me urgjencë në spitalin e Pediatrisë, ku po mbahet në observim dhe duket se gjendja e saj është më e stabilizuar.
Hoxha: Anëtarësimi në BE, rrugë konkrete modernizimi për ven...
Parashikimi i motit për nesër, pritet edhe borë
U.D. Presidentja Albulena Haxhiu nesër viziton tri fshatra t...
Ylli i Bilbaos në “radarin” e Liverpoolit
BE lehtëson rregullat për ndihmat shtetërore, unioni, subven...
Ekstradohet nga Norvegjia në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-...