Pjesa më e madhe e shtetasve të huaj që hyjnë në Shqipëri raportohen se kanë si qëllim të vizitës së tyre pushimet.
Sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Statistikave, në periudhën Janar – Qershor 2022 në Shqipëri shkuan rreth 2.5 milionë shtetas të huaj, nga të cilët 2.4 milionë për arsye turistike.
Rreth 500 persona kanë hyrë për qëllime shëndetësore dhe 244 për qëllime fetare, shkruan tvklan.al.
I lartë është edhe numri i të huajve që e përdorin Shqipërinë si një vend tranzit.
Në 6 muajt e parë të këtij viti, rreth 92 000 persona udhëtuan drejt shteteve të tjera përmes vendit tonë.
Kjo shënon një rritje prej 17% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Po ashtu udhëtimet që kanë si arsye të bërit biznes kanë ardhur në rritje.
Në periudhën Janar – Qershor 2022 ka mbi 51 mijë të huaj që hynë në Shqipëri me këtë qëllim, rreth 7500 persona më shumë se sa 6 muajt e parë të vitit 2021.
Pse gratë janë më skeptike ndaj inteligjencës artificiale se...
Çmimi i arit rikthehet mbi 5000 dollarë
Labi ia huq, thotë se gjeli bën ve
Prishtina e Re godet sërish në merkato, transferon Dejan Tra...
Elijona habit me mungesën e njohurive, nuk e di çka është FS...
SHBA refuzon kërkesën e Iranit për ndryshimin e vendit dhe f...