Udhëtarët e linjës Beograd – Tiranë, kanë mbetur të bllokuar në aeroportin “Nikola Tesla” në kryeqytetin e Serbisë.
Ngjarja sipas gazetarit Blendi Fevziu, ka ndodhur pasditen e së martës.
Ai ka publikuar pamjet tmerruese që i ka pranuar nga njëri prej udhëtarëve shqiptarë që duhej të ishte pjesë e këtij fluturimi.
Sipas tij, ata kanë mbetur të bllokuar në autobusin që bartë pasagjerët në pistë deri të aeroplani.
Për shkak të temperaturave të larta dhe mungesës së kondicionerit në autobus, udhëtarët shqiptarë janë gjetur në vështirësi.
Në video dëgjohen qytetarët duke kërkuar ndihmë nga policia serbe, teksa vërehet se të njëjtit kanë thyer xhamin e autobusit për të marrë ajër.
“Kjo nuk është normale, ne po vdesim këtu. Këtu ka edhe një fëmijë 2-vjeç. Hapeni derën”, dëgjohet duke thënë me zë të lartë njëri nga udhëtarët që gjendej brenda autobusit, derisa policët nuk reagojnë.
Ndër të tjera, Fevziu përmes Instastoryt i lut lexuesit që nëse kanë pamje të ngjarjeve sikur kjo që t’ia dërgojnë atij personalisht.
FBI konfirmon se drejtori i saj ishte shënjestër e hakerëve:...
Ushtarët amerikanë ruajnë kufirin e Kosovës, KFOR publikon p...
Kurti u prit nga Macron në Paris, diskutuan për integrimin e...
“Jutarnji”/ Nga ëndërr në histori: Serbia është përshëndetur...
Goditet baza e armëve në Itali, arrestohet shqiptari dhe par...
Ja kur del paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik