Ish-deputeti socialist Alqi Bllako i dorëzuar në polici pas urdhër arrestit të lëshuar nga prokuroria, pritet të dalë sot para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.
Bllako shkoi në drejtorinë e Tiranës rreth orës 3 të mëngjesit të djeshëm. Ishte i vetëm, i pa shoqëruar nga familjarët apo avokati i tij mbrojtës.
40 minuta më vonë mbërritën në policinë e Tiranës agjentët e BKH-së, të cilët e morën në pyetje mbi akuzat korrupsion dhe shpërdorim detyre për inceneratorin e Fierit.
Dorëzimi i Bllakos u krye 12 orë pas urdhërit të gjykatës për ta arrestuar.
Policia thotë se Alqi Bllako u vetëdorëzua mbrëmjen e djeshme. Ndërsa SPAK njofton se vendimi i gjykatës së posaçme që u morë dje në orën 15:45, u ekzekutua nga policia në orën 3:30 të mëngjesit të sotëm.
SPAK i ka kërkuar policisë së shtetit më datë 30 mars të mbajë nën mbikqyrjen Alqi Bllakon që ai të mos dilte jashtë territorit.
Sot në orën 11:00 Bllakos do t’i komunikohet masa e sigurisë nga gjykata.
Ish-deputeti socialist akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion, në lidhje me aferën e inceneratorit të Fierit.
Nga hetimet ka rezultuar se Bllako në kohën që mbante postin e sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, në bashkëpunim me ish-ministrin Lefter Koka dhe ish-kryetarin e Komisionit të Shpronësimit Pëllumb Abeshi, kanë falsifikuar dokumentin në lidhje me sipërfaqen e tokës ku u ndërtua inceneratori duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit prej 16 milionë lekësh. Po kështu Bllako dyshohet se ka favorizuar biznesmenin Klodian Zoto për ndërtimin e inceneratorit dhe në këmbim ka përfituar një shumë prej 14 milionë lekësh.
/abcnews.al
Radoniqi: Kërkuam që zgjedhjet të mbahen sa më vonë, na duhe...
OEK thirrje Qeverisë për përfshirje në projektet rajonale të...
Sulm me thikë në Londër, raportohet për të lënduar
Goditet kontrabanda në kufi me Serbinë, sekuestrohen 155 kil...
Theret me thikë një i ri në Sarandë
PSRK mirëpret dënimin e Sllobodan Radenkoviq: Vendimi forcon...