Një autobus i linjës Durrës-Porto Romano ka marrë flakë pasditen e sotme.
Nga vendngjarja shihen shutllunga të mëdha tymi dhe zjarr i madh që kanë përfshirë gjithë zonën ku është duke u djegur autobusi.
Më herët policia njoftoi se shkak për zjarrin mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike.
Fatmirësisht nuk ka patur asnjë person të lënduar nga zjarri i madh që përfshiu autobusin.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 16:10, në lagjen “Nr. 15”, Durrës, një autobuz i linjës Durrës-Porto Romano, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike në motorr, ka marrë flakë në lëvizje e sipër.
Nga zjarri i rënë në autobuz, nuk ka ansjë person të lënduar .
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al/
Qipro merr garanci nga Britania e Madhe: Bazat ushtarake s’d...
Shea: KFOR-i të mbetet në Kosovë deri anëtarësimin në NATO
Prokuroria: Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Klinë, do t...
Serbia negocion me disa kompani për shitjen e një pjese të n...
Pentagoni: Kemi goditur mbi 8,000 objektiva ushtarake në Ira...
Muriqi humb penalltinë, Mallorca humb ndeshjen