Partia Demokratike do të paraqesë në Kuvend propozimin e saj për TVSH-në. Vetë kreu i saj, Lulzim Basha në një dalje të posaçme për mediat tha se duhet të ndërhyhet në themel, dhe kjo është garantimi i votës së lirë.
“Kryeministri nuk do t’ia dijë, sepse nuk ka asnjë raport llogaridhënie me qytetarët, sepse ka ardhur në pushtet me votë të blerë e të dhunuar, pa asnjë program, po me mashtrime të paketuara me propagandë. PD do të luftojë fort kundër marrëzisë, çmendurisë së rritjes së TVSH, do paraqesim propozimin tonë për ta frenuar këtë çmenduri. Do të vazhdojmë çdo ditë betejën kundër krimit të bërë njish me qeverinë, drogës dhe korrupsionit qeveritar. Çdo masë, çdo lëvizje do të jetë e pamjaftueshme nëse nuk ndërhyhet me themel. Ndërhyrje me themel do të thotë pikë së pari garantimi i votës së lirë. Vetëm me votën e lire e të ndershme një qeveri është e detyruar të japë llogari para njerëzve”, u shpreh Basha./ Top Channel
Arrestohen pesë persona në Kaçanik për tentim të vjedhjes së...
Rama: Vizita në Izrael, gur themeli për marrëdhëniet mes dy ...
Moti me shi, policia del me apel kujdesi për shoferët
Liverpooli bllokon yllin e skuadrës t’i bashkohet Inte...
Iu përkeqësua gjendja, vdes një grua në QKUK
Gjendet pa shenja jete një burrë brenda një objekti në Poduj...