“Që nga 10 qershori planifikojmë të fillojnë gradualisht fluturimet me 40 shtete ndërsa me Shqipërinë nga 22 qershori” tha ministri i Transportit dhe Infrastrukturës së Turqisë, Adil Karaismailoğlu
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës së Turqisë, Adil Karaismailoğlu tha se nga 10 qershori planifikojnë të fillojnë gradualisht fluturimet me 40 shtete ndërsa me Shqipërinë nga 22 qershori.
Në një deklaratë me shkrim, Karaismailoğlu theksoi se Turqia ka zbatuar një e nga një hapat në kuadër të “normalizimit të ri” duke kapërcyer me sukses në krahasim me vendet e tjera të botës luftën kundër koronavirusit të ri (COVID-19).
Masat lidhur me luftën kundër pandemisë kanë qenë në nivelin më të lartë, tha Karaismailoğlu, i cili ka rikujtuar se më 1 qershor kanë filluar fluturimet brenda vendit dhe se për fluturimet jashtë vendit (ndërkombëtare) kanë nisur iniciativat me 92 shtete.
Haradinaj: Ndarja nga jeta e akademikut Daci është humbje e ...
Begaj: Shqipëria do të marrë komandën e batalionit shumëkomb...
Zelensky: Ukrainasit duan paqe, por jo me çdo kusht
“Mirënjohës për punën, mundin e sakrificën për gjithë Kombin...
Kurti: Daci do të mbetet emër i rëndësishëm në historinë e s...
Pacolli reagon për vdekjen e Nexhat Dacit