Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit e Shqipërisë, Mirela Kumbaro ka mbajtur sot një tubim me organizatat socialiste dhe komunitetin e lagjes “18 shtatori” në Gjirokastër.
Me anë të një postimi në Facebook, Kumbaro theksoi se për të është kënaqësi të bisedojë me gjirokastritët e mençur, të matur e shumë punëtorë, përcjell Arbresh.info.
“Me organizatat socialiste dhe komunitetin e lagjes “18 Shtatori” në Gjirokastër, tashmë një panoramë e tjetërsuar e hyrjes në qytet, me hapësira të rijetëzuara estetikisht për banorët dhe bizneset, me shkolla, qendra shëndetësore të rikonstruktuara e hapësira rekreative dinjitoze për fëmijët e të moshuarit, ku preferoj të vij më tepër për të dëgjuar se sa për të folur, sepse përveçse t’u mësosh shqetësimet, është gjithmonë kënaqësi të bisedosh me gjirokastritët e mençur, të matur e shumë punëtorë. Vazhdojmë kështu punën kapilare në çdo lagje e në rrugicë të Gjirokastrës për të bashkëbiseduar me banorët dhe bashkarisht të gjejmë zgjidhjet drejt vizionit”, ka shkruar Kumbaro./Arbresh.info
Ndërrohet ora
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...