Pas përcaktimit të detyrave si në qeveri ashtu edhe në parti, Kryeministri i Shqipërisë, njëkohësisht kryetari i PS, Edi Rama u ka kërkuar deputetëve, ministrave dhe drejtuesve politikë që të nisin takimet me qytetarët në të gjitha bashkitë e vendit, nën moton “Punët e Shqipërisë”.
Ky tur, i cili do të zgjasë 9 javë, dhe do të mbyllet me 12 qershor në ditëlindjen e 35-të të PS-së, do të nisë me çështjen e integrimit të Shqipërisë për të pasur me ekonominë, pagat dhe nisma të tjera qeveritare, raporton A2cnn.
Po ashtu, kryebashkiakët e majtë pritet të zhvillojnë takime me qytetarët për të dhënë llogari mbi premtimet e bëra dhe realizimin e tyre, përpara se të kërkojnë një mandat të ri në zgjedhjet vendore.
Pas raportimit të drejtoreshës së këtij institucioni, A2CNN mëson se deputetët, sipas qarqeve, kanë ngritur pyetje dhe shqetësime për çështje që lidhen me pronat e dhe përmbylljen e hartave digjitale.
Sipas burimeve, kryeministri Rama ka kërkuar nga bashkitë hartimin e një plani të qartë për procesin e legalizimeve si dhe t’i jepet fund punësimeve nepotike në administratë.
Në takimin me dyer të mbyllura, Rama u kërkuar të majtëve që të jenë aktivë në mënyrë intensive si në media ashtu edhe në rrjete sociale.
Haxhiu: Masakra e Izbicës, njëra nga plagët më të rënda të l...
AAK-ja dënon ekspozitën e Gashit: Përpjekje për shtrembërim ...
Kurti përkujton masakrën e Izbicës: Plagët mbeten të hapura
“T’u jepet fund punësimeve nepotike”, zbardhen porositë e Ra...
Hadërgjonaj për ndeshjen ndaj Turqisë: Të luajmë në këtë fin...
Zelensky: Ukraina ka nevojë për 700,000 ton karburant në mua...