Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku dy vëllezër të moshës 14 dhe 10 vjeç, Mateo dhe Klevis Taku janë mbytur në liqenin e Prushit,.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:05, ku 6 të mitur kanë qenë duke u larë në liqen, por dy prej tyre nuk kanë mundur të dalin.
Burime për Abc bëjnë me dije se 14-vjeçari është futur në liqen për të shpëtuar vëllain e tij më të vogël, por ka mbetur edhe vetë brenda.
Trupat e pajetë të dy vëllezërve u nxorën nga polumbarët e forcave RENEA.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit paraprak, i cili bënte fjalë për mbytjen e dy të miturve, në liqenin e Prushit, ju informojmë se:
Si rezultat i kërkimeve të kryera nga Polumbarët e Reneas u bë e mundur gjetja e trupave të pajetë të miturve M. T., 14 vjeç dhe K. T., 10 vjeç (vëllezër).
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...