Pastori Akil Pano ka deklaruar hapur se në Shqipëri lëvizin grupe te rrezikshme njerëzish që praktojnë satanizmin dhe ekzorcizmin.
I ftuar në studion e “Open”, Pano tha se ata njerëz që futeshin me çanta në shpinë në shtëpinë e familjes Josifi nuk dukeshin normalë.
A mendoni se ishin pjesë e ndonjë grupi satanik?- e pyeti Eni Vasili.
“Ka grupe satanike që qarkullojnë në Shqipëri. Këta individë mund t’i jenë nënshtruar një eksperimenti njerëzor se deri ku do të mbërrijnë. Njerëz me çanta në shpinë që futeshin dhe dilnin nga shtëpia e tyre. Ka dhe grupe që praktikojnë ekzorcizmin…Ne u izoluam për disa javë gjatë pandemisë dhe unë merrja qindra mesazhe që njerëzit i kishte kapur depresioni. Kjo gjë nuk ishte normale. E dëgjuam të artikuluar që motra u pushtua nga demonët. Kjo nuk është një shenjë e mirë”– tregon Pano.
Shqipëria merr pjesë me 180 shkolla në testimin ndërkombëtar...
Zyrtare: Orges Shehi rikthehet në krye të trajnerit
Hamza: Osmani s’i ka të garantuara nënshkrimet e PDK-së për ...
Prokuroria propozon arrest shtëpiak për Artan Grubin dhe kon...
Hapet së shpejti konkursi për ushtarë të rinj në FSK
E ardhmja e Luciano Spallettit lidhet me ndeshjen ndaj Galat...