Një tjetër protestë qytetare është mbajtur mesditën e kësaj të enjteje përballë ambasadës serbe në Tiranë.
Dhjetëra qytetarë janë mbledhur aty dhe kërkojnë nga autoritetet në Beograd që të mos ketë më provokime ndaj republikës së Kosovës.
I pranishëm në protestë ishte dhe aktivisti i Vetëvendosjes Elvis Hoxha, i cili tha se qytetarët se protesta mbahet për të dënuar qëllimet luftnxitëse të Serbisë në Kosovë.
“Kjo është një protestë qytetare është kundër pozicioneve luftnxitëse të Serbisë dhe për t’i treguar që ka dhe qëndrim thjesht qytetare dhe jo vetëm politike. Nuk mund të pranohet kurrsesi ky qëndrim arkaik i Serbisë. Nuk mund të përdoren as barrikadat , as të pengohet lëvizja e lirë, as nuk mund të merret peng popullsia serbe e Kosovës për të realizuar qëllimet e Vuçiçit”, tha Hoxha për Euronews.
Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e 400 eurove dhe 800 dina...
Arrestohet në Prishtinë një person i dënuar për pastrim të p...
Përzgjedhësi i Turqisë e nënvlerëson Kosovën para finales së...
FBI konfirmon se drejtori i saj ishte shënjestër e hakerëve:...
Ushtarët amerikanë ruajnë kufirin e Kosovës, KFOR publikon p...
Kurti u prit nga Macron në Paris, diskutuan për integrimin e...