31.3% e popullsisë së Shqipërisë jetojnë në Tiranë. Të dhënat e Institutit të Statistikave flasin për një rritje të popullsisë së kryeqytetit me rreth 61 mijë banorë përgjatë 4 viteve të fundit. Migracioni i brendshëm është një nga arsyet kryesore.
“Vetëm Tirana shtohet me rreth 70 persona në ditë, pjesa më e madhe të ardhur nga qytetet e tjera. Po ata që jetojnë, punojnë apo marrin shërbime në kryeqytet përllogariten të jenë disa fish më shumë”.
Teksa kryeqyteti njeh rritje, popullsia e qarqeve të vendit është përgjysmuar në raport me regjistrat e gjendjes civile.
Sipas të dhënave nga INSTAT, gjatë 2018ës në Gjirokastër banonin vetëm 41.1 për qind e popullsisë së regjistruar në gjendjen civile. Në Vlorë vetëm 49% e popullsisë së regjistruar, ndërsa në Berat 54%. Ndërsa në qarqet e Lezhës, Fierit dhe Shkodrës përllogaritet të jetojnë rreth 60% e popullsisë së regjistruar në gjendjen civile, përcjell klan.
Shtim të popullsisë nga migrimi i brendshëm kane pësuar edhe Fieri dhe Durrësi ku jetojnë përkatësisht 10.3% dhe 10% e popullsisë së përgjithshme.
Rama publikon pamje nga shkolla e re “Ibrahim HimaR...
Çështja e inceneratorëve, kryebashkiaku Veliaj fiton gjyqin ...
Sulmet e SHBA dhe Izraelit, vritet kreu i inteligjencës së G...
Studentët shqiptarë protestojnë në Shkup, Spiropali apelon p...
E ardhmja ende e paqartë: Agjentët e Vini Jr kontaktojnë gji...
42 aksidente trafiku e mbi 2 mijë gjoba të shqiptuara gjatë ...