Një kazino në Tiranë ka rënë pre e një grabitje me armë. Një person i armatosur ka hyrë brenda kazinos pasditen e së dielës në zonën e Shkollës së Bashkuar në Tiranë dhe ka marrë pazarin ditor.
Mësohet se gjatë grabitjes është shtënë edhe një herë në ajër me armë, por pa shkaktuar të lënduar në njerëz.
Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se personi që ka grabitur kazinon ka qenë një i ri rreth 22 vjeç, ndërsa mendohet se në ambiente te jashtme të saj, ka qenë dikush tjetër që e priste
Efektivët e policisë të sinjalizuar për grabitjen, kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për zbardhjen e rrethanave të saj si dhe për kapjen e autorëve, raportojnë mediat në Shqipëri.
Falsifikim i dokumenteve, arrestohen dy persona në Prizren
Stelina eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5
Dy të arrestuar në Vushtrri, sulmuan fizikisht një person
PSG dëshiron të nënshkruajë me yllin e Liverpoolit në verë
Nis intervistimi i komisionerëve të dyshuar për manipulim të...
Dita Botërore Kundër Kancerit