Katër persona janë arrestuar nga policia e Tiranës për vepra të ndryshme penale.
Një 39-vjeçar i identifikuar me inicialet A.Gj., u arrestua nga Forca e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve pasi gjatë kontrollit fizik dhe të mjetit të tij, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Sh, 37 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është kapur jashtë banese.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
M.Ç, 42 vjeç, pasi dyshohet se duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të bërë testin e alkoolit;
L.S, 22 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme hetimore.
Mbrojtja: Asnjë provë kundër Thaçit, kërkohet lirimi i menjë...
Shqipëria humbet Muçin për ndeshjen me Ukrainën
Ish-Kongresmeni i SHBA-së, DioGuardi mesazh për Kombëtaren e...
Shembja e dheut, kryeprokurori i Prishtinës: Është intervist...
“Dardanët” dalin me njoftim sa i përket biletave për anëtarë...
Aksident mes dy veturave në Mitrovicë, lëndohen gjashtë pers...