Një familje e tërë është shuar pas një aksidenti të rëndë automobilistik në Vlorë. Katër anëtarë të një familje, prindërit dhe dy fëmijët kanë humbur jetën si pasojë e aksidentit që ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin Fier-Vlorë.
Viktimat ishin të gjithë në mjetin tip “Toyota”, mes tyre dy të mitur, raporton Ballkanweb.
Të lënduar kanë mbetur dhe dy persona të tjerë, drejtuesi dhe pasagjeri i mjetit tip “Audi”.

Aksidenti ndodhi rreth orës 08:23, në autostradën Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Kripa”, ku një mjet tip “Audi” është përplasur me një mjeti tip “Toyota ”.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit, identifikimin e viktimave dhe të personave të plagosur.
Zampolli: Italia ka mbi 50% shanse për të marrë pjesë në Bot...
Nafta shtrenjtohet për 1 cent
A po zhvillohet zgjedhja e presidentit në kundërshtim me Kus...
Sekuestrohen armë dhe municion në Pejë
Atentati në Lezhë: Dyshohet se autorët janë larguar drejt Ko...
I dërguari i Trump vazhdon të insistojë se Italia ka 50 për ...