Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaroi nga Vlora se Shqipëria po shënon një moment të rëndësishëm në kuadër të “Shqipëria 2030”, me zhvillime në fushën e transportit ajror dhe detar, si dhe me një marrëveshje strategjike për mbrojtjen dhe aviacionin ushtarak.
“Kemi hyrë në një fazë të re strategjike me partnerë si Izraeli, SHBA, Turqia dhe vende të tjera të BE-së. Jemi duke ngritur një bazë të mirëfilltë prodhimi për FA-të tona, me qëllim jo vetëm furnizimin e tyre me mjetet më moderne, por edhe eksportin e mjeteve ushtarake,” u shpreh Rama.
Ndërkohë, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, njoftoi se më datë 8 maj 2025 do të kryhet testi i parë i uljes së avionit në pistën prej 3.2 kilometrash të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, i cili do të nisë operimet zyrtare brenda sezonit veror.
“Aeroporti i Vlorës është një projekt strategjik që bashkon për herë të parë disa komponentë të rëndësishëm: aviacionin civil, transportin e pasagjerëve, mirëmbajtjen e avionëve dhe krijimin e një nënsektori të ri ekonomik. Janë 1200 vende pune, shumë prej të cilave janë tashmë në fazën e rekrutimit,” theksoi Balluku.
Aeroporti pritet të ketë një kapacitet maksimal prej 4.5 milionë pasagjerësh në vit, duke u kthyer në një pikë kyçe për zhvillimin turistik, ekonomik dhe logjistik të Shqipërisë./rtsh.al/
Mijëra njerëz mblidhen në Betlehem, ringjallin frymën e Kris...
Shqipëri/ Rriten rastet e dhunës dhe bullizmit në shkolla
Arrestohet 29-vjeçari që vodhi para në një xhami në Ferizaj
Ministri Sallahu nënshkruan Projektkodin e etikës për Eksper...
Po kalon në formë fantastike, Medon Berishës i rritet vlera ...
Kurti: Sulmi ndaj kanalit Ibër–Lepenc ishte përpjekje e qëll...