Një tërmet i fuqishëm ka goditur rajonin e Vlorës mbrëmjen e djeshme, duke terrorizuar banorët.
Sipas informacioneve mësohet se epiqendra ka qenë në disa fshatra të Vlorës, ku dhe lëkundja ka qenë më e fortë.
Banorët në zonën e Selenicës në Vlorë, banesat e të cilëve u dëmtuan nga lëkundjet e tërmetit kanë rrëfyer momentet e frikshme.
Një banor thotë se lëkundjet ishin të forta, aq sa filluan të binin edhe gurë nga mali.
“Në shtatë e gjysmë unë isha te shtëpia ime dhe e ndjeva fort dhe u tremba. Qe aq e madhe sa ranë dhe gurë nga mali, pastaj pati lëkundje gjatë natës. Unë isha me djalin, djali fjeti jashtë, por lëkundej shtëpia”, shprehet banori.
Po ashtu ata thonë se vitet e fundit nuk ka pasur lëkundje tërmeti.
Ndërsa prefekti tha se nesër në orën 12:00 do të mbledhë shtabin e emergjencave.
Prefekti: Unë kam folur me kreun e bashkisë Selenicë dhe nesër në orën 12:00 do të mbledh shtabin e emergjencave.
Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane
Tensionet rajonale/ SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqy...
Çfarë duhet të hamë në pranverë për energji dhe shëndet?