Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka reaguar lidhur me tërmetin që tronditi Greqinë mbrëmjen e 9 Janarit, ku lëkundjet janë ndjerë edhe në Shqipëri.
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi informon se Emergjencat Civile janë në gatishmëri për të evidentuar nëse ka dëme apo të lënduar.
Fatmirësisht deri në këto momente nuk janë raportuar dëme.
“Lëkundjet e tërmetit që u ndjenë edhe në vendin tonë e kishin epiqendrën në kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, sipas të dhënave paraprake nga IGJEUM, rreth 40 km në Veri-Lindje të Bilishtit me magnitude 5.6 sipas shkallës Rihter. Intensiteti i tërmetit vlerësohet paraprakisht 6 ballë sipas shkallës MSK-64.
Edhe pse shumë herët, deri në këto momente nuk raportohen dëme, megjithatë të gjitha strukturat e emergjencave civile janë në gatishmëri të plotë për të evidentuar e me pas reaguar në çdo situate”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.
Tërmeti ishte me magnitudë 5.6 i shkallës Rihter me epiqendër në Follorinë të Greqisë. Lëkundjet janë ndjerë në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri por edhe në Kosovë.
#Statusi i Niko Peleshit
KFOR: Ishim të njoftuar nga ushtria serbe, s’janë kërcënim p...
Trupat e tre viktimave nga rasti tragjik në Austri nisen për...
Hoxhaj thotë se është koha për një model të ri bashkëpunimi ...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Besimtarët në Prizren falin Bajramin me plisa në kokë
Tri pikat ku Trumpi dhe Netanyahu nuk pajtohen për luftën me...